DETAJET/ Si u mbytën 4 persona sot në Velipojë, policia tregon ngjarjen

DETAJET/ Si u mbytën 4 persona sot në Velipojë, policia tregon ngjarjen

62
0
Shares

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike në orët e para të mëngjesit në Velipojë ku humbën jetën 4 të rinj, mes të cilëve edhe 2 italianë.

“Sot më datë 02.08.2016 rreth orës 02.31, në sallën Operative të Drejtorisë Shkodër kemi marrë njoftim se në Plazhë Velipojë, Shkodër, në vendin e quajtur tek Hidrovori ka rënë në kanal me ujë me thellësi rreth 3 (tre) metra një autoveturë tipi BMË me targa AA767HF.

Mënjëherë në vendngjarje u nisën shërbimet e policisë, ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës.

Pasi u nxor mjeti nga uji, rezultoi se në mjet ishin katër shtetas të cilët fatkeqsisht kanë gjetur vdekjen dhe konkretisht ;

1. Besmir Kola, 39 vjeç, banues në Kodermarlekaj, Lezhë, (i cili ka qënë drejtuesi i mjetit).

2. Artenisa Peraj, 21 vjeçe, banuese në Lezhë.

3. Xhorxho Anxhelo, 23 vjeç, (shtetas Italian).

Dhe një shtetas ende i pa identifikuar i moshë rreth 25 – 26 vjeç.

Viktimat u transportuan për në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhet grupi herimor të cilët po vazhdojnë me kryrjen e veprimeve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes dhe paraprakisht shkaku është humbja e kontrollit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY