Ministri i Drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar fillimin e procedimit disiplinor për të gjithë personat që kishin për detyrë të parandalonin ngjarjen e pasuar me zjarr-rënie në burgun e Shënkollit.
Ministri Manjani thekson se është përgjegjësi e administratës së burgjeve ruajtja e jetës dhe shëndetit të çdo të paraburgosuri apo të dënuari, prandaj kërkon dhe përgjegjësi maksimale për këtë ngjarje.
Në njoftimin e zyrës së shtypit të kësaj ministrie nuk jepen shumë informacion se kush janë konkretisht personat përgjegjës ndaj të cilëve ka nisur procedimi disiplinor. Nga shpërthimi i flakëve në burgun e Shën Kollit humbi jetën i dënuari Flamur Sula dhe 5 të tjerë u plagosën.
“Tashmë që Prokuroria ka një version të qartë mbi ngjarjen e ndodhur në burgun e Shënkollit, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar fillimin e procedimit disiplinor për të gjithë personat që kishin për detyrë të parandalonin këtë ngjarje. Ministri Manjani thekson se është përgjegjësi e administratës së burgjeve ruajtja e jetës dhe shëndetit të çdo të paraburgosuri apo të dënuari, prandaj kërkon dhe përgjegjësi maksimale për këtë ngjarje”, thuhet në njoftim e shpërndarë sot.
Gjithashtu, ministri Manjani ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshëm të Burgjeve të rishikojë edhe rregulloret që sanksionojnë elemente të sigurisë në burgje dhe njëkohësisht ka urdhëruar Drejtorinë e Policisë së Burgjeve të forcojë masat dhe kontrollet për sigurinë në institucionet penitenciare.
Mungesa e transparencës
Përpos deklaratave të ministrit të Drejtësisë, mungesë e plotë transparence vërehet për këtë ngjarje, aq sa të burgosurit nuk u lejuan të kontaktonin me familjarët, ndërsa personeli i burgut është urdhëruara “të mbyllin gojën”
Versioni zyrtar i ngjarjes, nga Drejtoria e Burgjeve u rrëzua nga vetë institucionet shtetërore disa orë më pas. Të burgosurit thanë se zjarri nisi pas një sherri mes të dënuarve, që përfundoi me vdekjen e Flamur Sulajt. Ministria e Drejtësisë njoftoi se ngjarja ishte aksidentale, nga shpërthimi i një bombole gazi. Ndërkohë në media është përfolur për një variant të tretë, të mënyrës sesi nisën flakët në Shënkoll. Për ngjarjen fajësohet Flamur Sulaj, i burgosuri që mbeti i djegur në qeli. Në media është hedhur variant se ai kishte pasur çrregullime në sjellje kohët e fundit dhe kishte rënë në depresion. Pas një telefonate me familjen Flamur Sulaj thuhet se ka vënë disa bombola gazi poshtë dyshekut dhe ka kryer shpërthimin. Por variant rrëzohet nga një detaj që u dha pas ngjarjes. Flamur Sulaj u gjet në banjën e qelisë, aty ku ishte përpjekur t’i shpëtonte flakëve, por nuk ia kishte dalë.
Fajësimi i të dënuarit që vdiq u paralajmërua nga vetë të burgosurit ditën që ndodhi ngjarja. Ata thanë se ngjarja do të përfundojë duke akuzuar Flamur Sulajn për djegien e burgut, por një fakt i tillë nuk ishte i vërtetë.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Paralajmëron kryegardiani: Zjarri në burgun e Shënkollit, nesër ndëshkohen drejtuesit dhe policët
/web/Paralajmeron_kryegardiani_Zjarri_ne_burgun_e_Shenkollit_neser_ndeshkohen_drejtuesit_dhe_policet_23195_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/