Ministria e Kulturës reagon për dorëheqjen e Ilir Kërnit

Ministria e Kulturës reagon për dorëheqjen e Ilir Kërnit

63
0
Shares

Ministria e Kulturës ka reaguar për herë të parë për dorheqjen e drejtorit të Teatrit Kombëtar Ilir Kerni, të cilen e quan një veprim individual e që nuk duhet komentuar. Ndërkohë që artistët e teatrit kanë firmosur një peticion ku i kërkojnë Minstres Mirela Kumbaro që të mos e pranoj dorheqjen e Kernit. “Drejtori i përgjithshëm i TKOBAP, Z. Ilir Kerni, paraqiti të premten kërkesën për dorëheqje nga detyra. Ministria e Kulturës konsideron se dorëheqja është një akt individual vullnetar dhe si i tillë nuk komentohet. Historia e një Teatri ndërtohet nga brezat e artistëve që performojnë në të dhe nga gjurmët që lënë drejtuesit e tyre, në ‘murin’ e Teatrit, përfshi edhe kontributin e rëndësishëm tre-vjeçar të Z. Ilir Kerni. Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, në vijim të reformës së kryer në institucionet skenike kombëtare; falë punës së jashtëzakonshme të trupave; jo vetëm të traditës, por edhe të prurjeve të reja shumë të fuqishme në këto vite, i ka sjellë skenës shqiptare ngjarje të mëdha kulturore, ka hapur dyert për artistët shqiptarë të suksesshëm në botë; ka disafishuar numrin e shfaqjeve dhe ka nderuar Shqipërinë në skenat ndërkombëtare. Tashmë TKOBAP përgatitet për një sfidë të re në menaxhim. Pas një viti pune intensive projekti I rikonstruksionit u miratua nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit dhe nga Këshilli Kombëtar i Territorit . Në mbyllje të sezonit të dytë artistik të vitit 2016 do të fillojë puna për rikonstruksionin e teatrit, ndërsa trupat do të vijojnë të PLOTA dhe krejt njësoj jetën koncertale për një kalendar të ri artistik në skenat e tjera të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë. Kjo do të jetë sfida e re për artistët dhe drejtuesin e ri të TKOBAP, që do të dalë nga procesi përzgjedhës që parashikohet nga ligji për artin dhe kulturën. Pushime të mbara artistëve rikthim të bukur në shtator në jetën artistike”, thuhet ne reagimin e Ministris së Kulturës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY