Meta i prish pushimet Meidanit e Blushit, i fton për drekë në...

Meta i prish pushimet Meidanit e Blushit, i fton për drekë në Tiranë

72
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka ftuar sot për një drekë dy emra të rëndësishëm të Partisë Socialiste, ish-Presidentin Rexhep Meidani dhe deputetin Ben Blushi. Dreka është parashikuar në orën 14:00 në një restorant në zonën e ish Bllokut.
Ftesa për Meidanin, mësohet se ka qenë një ftesë për të prishur pushimet, pasi ai ka qenë duke pushuar në Pogradec deri në momentin kur ka marrë një telefonatë nga Ilir Meta për drekën e sotme.
Menjëherë pas kësaj, ai ka ndërprerë pushimet dhe është nisur drejt Tiranës.
Në drekë, mësohet se është ftuar edhe deputeti socialist Ben Blushi, i cili edhe ky ka ndërprerë pushimet ditën e sotme.
Çfarë po kurdiset…?!
Prej javësh po flitet për marrëdhënien e krisura mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, deri sa nuk mungojnë edhe insinuatat  për një dalje të Ilir Metës nga Qeveria, bashkë me 20 deputetët e tij. Pjesë e ëktyre insinuatave kanë qenë edhe diskutimet për një qeverie teknike.
Nga ana tjetër, 24 orët e fundit emri i Rexhep Meidanit është përfolur si kandidati i mundshëm për kryeministër i kësaj qeverie teknike.
Në funksion të këtyre insinuatave, merr kuptim edhe prezenca e Ben Blushit në tryezën e sotme.
Në një dalje të mundshme të Ilir Metës nga Qeveria, Edi Rama do të bëjë çdo përpjekje që të sigurojë 71 votat e domosdoshme për ta mbajtur qeverinë në këmbë. Në këtë kuptim votën e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit ai e ka shumë të rëndësishme. Nëse këta dy deputetë pozicionohen për rrëzimin e Qeverisë së bashku me PD-në dhe LSI-në, janë të pakta shanset që Rama të sigurojë numrin magjik 71.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY