Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze 7 vjeçe ka ndodhur sot në Krujë. Për pasojë është arrestuar drejtuesi i mjetit, autori i dyshuar.
Burime të policisë së Krujës bënë të ditur se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë Erjon Laska 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Të njëjta burime saktësuan se sot, në segmentin rrugor Bubq – Mozhe, duke drejtuar mjetin tip “Ford Puma”, me targa DR 2273 E, në fshatin Mozhe ka aksidentuar këmbësoren A. D., 7 vjeçe, banuese në fshatin Mozhe, Krujë.
Për pasojë shtetësia e mësipërme ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”parashikuar në nenin 290/3 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/