Në një deklaratë të pazakontë nga organizata e biznesve turke (ATTSO) që operojnë në Shqipëri është kërkuar rrënimi i bizneseve të Fetullah Gylenit në vend.
Deklarata thotë se ATTSO është e gatshme të kryejë detyrat që i takojnë në këtë kaudër pa specifikaur se cilat ajnë ato detyra.
“Ne, si Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO), dënojmë fuqimisht përpjekjen e frikshme për grusht shteti në natën e 15 korrikut 2016 nga ana e Organizatës Terroriste Gyleniste (Fethullahçı Terör Örgütü – FETÖ) në Turqi.
Nën udhëheqjen e presidentit të zgjedhur Erdogan, kombi turk i bashkuar në një, me maxhorancë dhe opozitë, u ka dhënë si puçistëve ashtu edhe gjithë botës një leksion të vërtetë demokracie. Është mëse e qartë, që ky unitet do të përforcojë më tej stabilitetin ekonomik dhe politik dhe Turqinë e pastruar nga FETÖ ditë më të ndritura e presin. Një Turqi e forte, ku jetojnë miliona shqiptarë, është gjithmonë në të mirë të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve.
Si një organizatë që përfaqëson kompani me mbi 10,000 persona të punësuar mbi 2 miliard USD investime në Shqipëri, ATTSO beson se rrënimi i aktiviteteve të FETÖ në Shqipëri, do të nxisë thithjen e më shumë investorëve në vend, do të krijojë një atmosferë të favorshme në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtinë dypalëshe, duke çuar akoma më tej marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.
ATTSO është e gatshme për të kryer detyrat që i takojnë në këtë kuadër”, përfundon deklarata e bizneseve turke që mbështesin Presidentin Erdogan.
Bizneset e Gylen në Shqipëri janë të lidhura kryesisht me arsimin. Shkatërrimin e këtyre bizneseve e kërkoi edhe Presidenti Erdogan gjatë nëj vizitë q ëai kreu një vit më parë në Tiranë, duke ngjallur reagime nga zyrtarë dhe qytetarë shqiptarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/