AKUZA/ Zjarri në burgun e Shënkollit, flet babai i viktimës: Flamurin e...

AKUZA/ Zjarri në burgun e Shënkollit, flet babai i viktimës: Flamurin e vranë qëllimisht

40
0
Shares

Familjarët e Flamur Sulës, i cili humbi jetën nga flakët që përfshinë në burgun e Shën Kollit të shtunën e 30 korrikut 2016 kërkojnë zbardhjen e ngjarjes të cilën ata e cilësojnë “vrasje të qëllimshme”
Babai, Nuredin Sula thotë për TV “Ora News”se djali i tij 32 vjeç është vrarë qëllimisht nga persona të caktuar dhe hedh poshtë aludimet se djali i tij ka pasur probleme psikologjike.
Nuredin Sula teksa ka hapur dyert e mortit kërkon nga shteti të zbardhë ngjarjen, pasi siç thotë, të birin ia morën gjallë dhe ia sollën të vdekur.
“Djalin ma morën të gjallë dhe ma sollën të vdekur. Djali im nuk ka pasur probleme psikologjike siç është thënë. Është vrarë qëllimisht”, ka thënë Nuredin Sula, babai i të burgosurit Flamur Sula i cili banon në Milot.
Edhe vëllai i viktimës, Agron Sula apeloi për hedhjen dritë mbi ngjarjen e rëndë, në të kundër thotë se çështjen do ta ndjekë deri në Gjykatën e Strasburgut.
Flamur Sula ishte dënuar me 10 vjet burg për tentativë vrasje. Ai humbi jetën gjatë zjarrit që përfshiu qelinë ku ai ndodhej.
Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar se ka qenë vetë 32-vjeçari që i ka vënë flakën qelive me qëllim vetëvrasjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY