Telefonata e të burgosurit të Shënkollit: Për të ndihmuar njëri-tjetrin nuk na...

Telefonata e të burgosurit të Shënkollit: Për të ndihmuar njëri-tjetrin nuk na lënë, po këta duan edhe të na vrasin

60
0
Shares

Një histori horror ka tronditur sistemin e burgjeve. Bombola të ndezura gazi që iu marrin jetën të burgosurve, një urdhër brutal që mos të hapen dyert për banorët e asaj godine që ishte në flakë, një izolim total informacioni, asnjë e dhënë mbi personat e asfiksuar të cilët gjenden të shtruar në spitalin e Lezhës, ndërsa janë me dhjetëra familjarët që kanë rendur dje drejt burgut të Shënkollit që të marrin një informacion në lidhje me gjendjen e familjarit të tyre që gjenden në ato ambiente. Por, e ndërsa 34-vjeçari, Flamur Sula, ka ndërruar jetë dhe 8 të tjerë janë asfiksuar, nga ai burg del në pah, përveç izolimit të informacionit, se në të njëjtën dhomë kanë qenë që të gjithë personat që kanë që janë asfiksuar. Drejtoria e Burgjeve dhe Policia e Burgjeve nuk kanë dhënë asnjë emër të personave të plagosur ndërsa në lidhje me ngjarjen kanë dalë disa versione. Mbrëmë, përveç reagimit zyrtar dhe të përgjithshëm të dalë nga zyra e Ministrit të Drejtësisë, asnjë e dhënë tjetër konkrete nuk është dhënë për aktin e rëndë makabër ku një bombël gazi ka shpërthyer në një dhomë të godinës nr. 1.
E ndërsa u tha se ngjarja është aksidentale dhe se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia e viktimës, janë të dhëna të tjera që tregojnë një version tjetër: dhoma nr 5 u godit nga dhoma nr 8! Bombola e ndezur është hedhur nga dhoma përballë dhe aty, në afërsi të derës, në vendin ku edhe ka shpërthyer bombola është gjendur Flamuri, djali nga Miloti, i cili sipas të dhënave ishte në Apel, pasi akuzohej për plagosje në rrethana cilësuese. 34-vjeçari ka vdekur në vend, ndërsa sipas të dhënave që kanë ardhur nga të burgosur të tjerë është bërë me dije se asnjë i burgosur nuk ka patur mundësi të depërtojë në zonën e zjarrit të ndihmojë të tjerët të dalin nga aty. Një filmim i bërë publik ditën e djeshme tregon të burgosur të cilët hidheshin nga kati in tretë i godinës në tokë, ndërsa policia e burgut qëllonte në ajër nga frika e ndonjë arratisjeje të mundshme të të burgosurve.
“Mirë që nuk na lënë të hymë të ndihmojmë shokët dhe miqtë tanë të sektorit të andejshëm, por duan edhe të na vrasin. Po qëllojnë, s`di në drejtim të kujt, por më duket se na duan të vdekur”.
Ky ishte rrëfimi i një të dënuari, i cili ndodhej në seksion tjetër teksa telefononte “Shekullin” për të treguar se ç`po ndodhte në ato moment në burgun e Shënkollit”.
“Flamuri vdiq!”.
Kështu nis rrëfimin, i dënuari, me një masë të rëndë dënimi, duke folur për Flamurin sikur të ishte edhe i njohuri i jonë prej kohësh. I dënuari, i cili bën me dije se ndodhet në një tjetër godinë e ka pasur të pamundur të hyjë në katin e dytë t`u japë ndihmë personave, ndërsa në momentin që ende nuk kishte mbërritur asnjë zjarrfikëse, ambulancë, mjek, apo drejtori të kishte dhënë urdhër për hapjen e dyerve, ai tregon se ka parë të nxirret prej aty i vdekur shoku i tyre, Flamuri.
“Është nga Miloti – thotë. Më duket se është i dënuar për tentativë vrasjeje. Nuk po më lënë të afrohem dhe të kuptoj se çfarë dreqin ka ndodhur, por një punonjës i policisë së burgjeve që po qëllon këtu në ajër më thotë se ka rënë zjarr në kuzhinë. Nuk di se si do dalin të tjerët, por këtu kaloi më shumë se gjysmë orë dhe nuk po vjen asgjë. Nuk shoh asnjë përpjekje për të shuar zjarrin dhe kemi frikë se do digjen të gjithë kati i dytë për së gjalli. Askush nuk hap dyert se shkojmë e i ndihmojmë vetë dhe nuk kuptoj; pse vijohet duke qëlluar me armë!!!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY