Partia Demokratike ka reaguar sërish ditën e sotme për taksën 10 euro që qeveria Rama ka vendosur për Rrugën e Kombit. Sipas PD-së kjo taks përveçse një barrë e re mbi qytetarët e xhepat e tyre të lodhur e të varfëruar, fakte të reja tregojnë se kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive. Qeveria ka shkelur kriterin ligjor në tender, kriter që vetë e kishte vendosur, ku u përcaktua se firma më e favorizuar në garë do te ishte ajo që do kërkonte me pak fond rimbursimi nga qeveria.
“Ndërkohë, Edi Rama shpalli fituese kompaninë turke, edhe pse ka kërkuar 600 mijë euro më shumë fond rimbursimi se sa operatori tjetër në këtë garë. Taksa e re 10 euroshe e Edi Ramës ndaj shqiptarëve jo vetëm është e padrejtë por është vendosur mbi një aferë ku është shkelur haptazi konkurenca dhe ligji. Qytetarët janë me të drejtë të revoltuar nga taksa Rama për Rrugën e Kombit. Partia Demokratike përkrah qëndrimin e qytetarëve dhe ne i sigurojmë shqiptarët se do ta anullojmë këtë koncesion sapo të marrim përgjegjësinë e drejtimit të vendit”, është shperhur në një deklarat për median szëdhënsja e PD Ina Zhupa.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/