Paralajmëron kryegardiani: Zjarri në burgun e Shënkollit, nesër ndëshkohen drejtuesit dhe policët

Paralajmëron kryegardiani: Zjarri në burgun e Shënkollit, nesër ndëshkohen drejtuesit dhe policët

53
0
Shares

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në burgun e Shën Kollit, në Lezhë reagon drejtori i Përgjithshëm Burgjeve, Miklovan Kopani.
Në një bisedë jashtë kamerave, Kopani tha për Report TV, se në lidhje me ngjarjen e Shën Kollit, në Lezhë, të hënën do të publikohen masat administrative që pritet të merren nga kreu i institucionit.
Sipas tij, ngjarja në fjalë prite të shoqërohet me një hetim edhe administrative përveç hetimit penal të cilin tashmë është duke e kryer prokuroria e Lezhë në bashkëpunim me Policinë e Vendore.
Kopani tha se masat administrative pritet të jenë të të gjitha niveleve, çka nënkupton se masat pritet të nisin që nga drejtuesit e burgut e deri te punonjësit e policisë së burgut që kanë pasur përgjegjësinë për të parandaluar rastin.
Pavarësisht kësaj, Kopani nuk dha detaje se cilat do të ishin masat administrative që pritej të firmoseshin prej tij.
Të shtunën në ambientet e burgut të Shën Kollit në Lezhë, një person i dënuar me 10 vite burg u dogj në qelinë e tij, ndërsa 9 të tjerë morën plagë të rënda.
Dyshimet e hetuesve janë se zjarri mund t’i jetë vënë qëllimisht nga i dënuari.

mikolvan kopani
Miklovan Kopani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY