Meterologët japin një lajm të keq për të gjithë ata që nisin pushimet më 1 gusht. Java e parë e këtij muaji do të fillojë me mot të paqëndrueshëm. Sipas meteorologëve shkak për këtë do të bëhet depërtimi në rajonin tonë i një fronti të ftohtë nga pjesa qendrore e kontinentit europian.
Sipas të njëjtave burime dita e hënë do të nisë me temperatura të larta, por në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të ketë vranësira lokale të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe erë. Reshjet lokale të shiut do të vazhdojnë edhe ditën e martë. Për sa u përket temperaturave maksimale ato do të pësojë një rënie të lehtë.
Dita e martë do të sjellë një mot pjesërisht të vranët. Nuk përjashtohet as mundësia e reshjeve lokale të shiut. Dita e enjte e në vazhdim do të ketë një mot kryesisht me diell dhe temperaturat do të shënojnë rritje graduale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/