Foto Ilustruese
Një tjetër aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar sot në Gjirokastër.
Automjeti tip “Renault” me targa AA 029 DM me drejtues E. Xh., ku udhëtonte një familje, është përplasur me murin rrethues të një lokali në fshatin Sofratikë. Për pasojë ka humbur jetën T. Xh., 45 vjeçe nga Vlora, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e bija e saj S. Xh., 17 vjeçe.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, burri i viktimës E. Xh., 56 vjeç dhe K. L. Të gjithë këta ndodheshin në mjet.
Shërbimet e Policisë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.
Aksidenti i sotëm në Gjirokastër e ka çuar në katër numrin e viktimave brenda javës.
Të dielën e kaluar dy automjete u përplasën në aksin Gjirokastër – Tepelenë ku për pasojë humbën jetën tre persona, ndërsa nëntë persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
Viktima në këtë aksident mbetën oficerja e zyrës së Përgjimeve në Policinë e Shtetit, Albana Hasani 38-vjeçe, e bija e saj Daien Dedja 9-muajshe dhe një tjetër fëmijë, Luan Hasani, 9-muajsh nga Kosova, që po udhëtonte në mjetin tjetër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/