Një i moshuar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në autostradën Levan – Tepelenë, pranë fshatit Kras të Tepelenës.
Policia bëri me dije se 80-vjeçari me iniciale Bajram Skënderi ishte duke ecur bri rrugës me një gomar, teksa është përplasur nga një automjet tip “Volksvwagen” i drejtuar nga 33-vjeçari Mentor Shehu.
I moshuari ndërroi jetë në spitalin e Fierit. Policia e ka shoqëruar autorin.
Deklarata e plotë e Policisë
Më datën 31. 07. 2016, rreth orës 20:55, në autostradën Levan – Tepelenë, në fshatin Fratar Mallakastër, shtetasi Mentor Shehu, 33 vjeç, banues në fshatin Qesarat, Tepelenë, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “Volkswagen”, me targë AA 123 JU, ka përplasur shtetasin B. S., 80 vjeç, banues në fshatin Fratar, i cili ishte duke lëvizur mbi një kafshë dore. Shtetasi B. S., ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Është shoqëruar në Komisariat shtetasi Mentor Shehu, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/