Atentati me snajper në Vaqarr, policia zbulon ngjarjen, arrestohen dy persona

Atentati me snajper në Vaqarr, policia zbulon ngjarjen, arrestohen dy persona

89
0
Shares

Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e dy personave të dyshuar për plagosjen në burgun e Vaqarrit, ata janë shtetasit Ergys Kolaveri, 25 vjeç, Enea Ceka, 24 vjeç. Po ashtu policia zbulon objektivin e autorit, sipas saj për t’u vrarë ishte shtetasi Gazmir Daci, i cili ndodhet në paraburgim për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij Robert Kolaveri, ngjarje e ndodhur më 4 nëntor 2015. Nga të shtënat e djeshme, mbeti i plagosur në këmbë gabimisht Lili Dulaj nga Prizreni, i paraburgosur për dhunë në familje.

Pas hetimeve të policisë, ka rezultuar se nga vendi i ngjarjes është larguar me shpejtësi një furgon tip “Mercedes-Benz Vito”, me posedues Ergys Kolaverin, vëllai i Valmir dhe Robert Kolaveri.

*Ne foto shenjesta e atentatit Gazmir Daci

gazmir daci, i njohur edhe me emrin elson

NJOFTIMI I PLOT I POLICISË

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Tiranë, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar për plagosjen e ndodhur në burgun e Vaqarrit.

Plagosja ndodhi të shtunën, rreth orës 16:30, në ambientet e ajrimit, brenda burgut, ku u plagos me armë zjarri në pjesën e këmbës shtetasi Lili Dulaj, i dënuar më parë në shtetin e Kosovës, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe aktualisht i ndaluar me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”. Dulaj ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet ka rezultuar se ky person është goditur nga një distancë e konsiderueshme jashtë mureve rrethuese të këtij burgu dhe ndaj tij dyshohet se është qëlluar me një armë zjarri. Gjatë veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se, shtetasi Lili Dulaj nuk ka qenë shënjestra e këtij atentati, pasi shënjestër ka qenë shtetasi Gazmir Daci, i cili ndodhet në masën arrest në burg, për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasje e ngelur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, pasi ky shtetas më datë 04.11.2015, pas një konflikti të mëparshëm, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Valmir Kolaveri dhe plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar. Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se nga vendi i ngjarjes është larguar me shpejtësi një automjet tip “Mercedes Benz” Vito ku nga verifikimet rezulton posedues shtetasi Ergys Kolaveri, vëllai i Valmir dhe Robert Kolaveri.

Në momentin e kapjes së tij, ai ka qenë së bashku me shtetasin Enea Caka, kushëri i tij. Gjatë kontrollit të mjetit në pjesën e poshtme të sediljes së automjetit janë gjetur një palë dylbi për pamje në largësi, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Sa me sipër, u be arrestimi në flagrancë për shtetasit: – Ergys Kolaveri, 25 vjeç, banues në Tiranë. – Enea Ceka, 24 vjeç, banues në Tiranë. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Vrasje për gjakmarrje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, në ngarkim të shtetasit Ergës Kolavari dhe “Moskallzim i krimit”, në ngarkim të shtetasit Enea Ceka, parashikuar nga Nenet 78/a, 278 dhe 300 të Kodit Penal. Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e gjithë dinamikës së ngjarjes dhe autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë vepër penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY