SHËNIM/ Rama dhe Haxhinasto “hajde anës…, p*rdh në mes”…, rrugëve nga Shishtaveci...

SHËNIM/ Rama dhe Haxhinasto “hajde anës…, p*rdh në mes”…, rrugëve nga Shishtaveci në Elbasan

98
0
Shares

Artur Bego

Se sa kjo qeveri e ka seriozisht dhe “merak” ndërtimin e rrugëve të reja, nuk e tregojnë 17 kilometrat e aksit Kukës – Shishtavec, po disa kilometra më pak, ende të papërfunduara, të aksit Tiranë – Elbasan.
A e dini…?!
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, për të shtatën herë, në këtë mandat të “Rilindjes” ka inspektuar punimet në aksin rrugor Tiranë – Elbasan dhe për të shtatën herë ka premtuar një afat të shtatë (të shtyrë) të përfundimit të punimeve për këtë aks.
Më ët fundit premtim, bashkë me më të riun afat, ministri Haxhinasto e ka bërë sot ndërsa ka zhvilluar një inspektim në kantierin e punimeve në rrugën Tiranë – Elbasan, loti TEG – Mullet.
Sihariqi që dha Haxhinasto kishte të bënte me dakordësinë e rënë në bashkëpunim edhe me “Bankën Islamike”, për përfundimin e këtij aksi brenda muajit mars të vitit 2017.
Sikur të vazhdojmë të besojmë ministrin Edmond Haxhinasto dhe qeverinë që ai përfaqëson, por që nuk dihet pse “i ka vënë gjoksin” kostove që rrjedhin nga premtimet e pa mbajtura të saj (qeverisë), kjo rrugë duhet të kishte përfunduar në verën e dy viteve më parë.
Por nuk ka ndodhur…!
Sepse qeveria e fasadave nuk ka si të mendojë e investojë për rrugët…!
Kjo duke edhe me qesharake, kur, por sot, kryeministri Edi Rama publikoi në profilin e tij në “Facebook” fotot e 17 kilometrave rrugë të aksit Kukës – Shishtavec, me sa duket ët përfunduara zyrtarisht…
Themi zyrtarisht se referuar denoncimit të deputetit të Kuëksit, Flamur Noka, kjo rrugë e nisur që në qeverisjen e kaluar, duhet të kishte përfunduar tre vjet më parë, por që Edi Rama e mbajti peng për pak kilometra të papërfunduara, duke e bllokuar, për “ta shitur” sot si rrugë të tijën…
Sforcim i panevojshëm ishte ky i sotmi i Edi Ramës. Sepse ai tashmë është identifikuar si person që vetëm me rrugët nuk ka lidhje… !
Dëshmi për këtë, janë “Trasnballkanikja” apo me nder të themi të asaj që pretendohet ende si “Lungomare”…!
Nuk mbahet mend sa herë i ka inspektuar dhe sa herë ka premtuar për këto rrugë me “emra të mëdhenj”…!
Sa për aksin Tiranë – Elbasan edhe Edi Rama nuk merret më me atë dhe as “me gojë nuk e  zë më”…!
Pse ta bëjë…?!
Ka Edmond Hxhionaston…!
Pyetja është…,  “po këtij (Haxhinastos) çfarë i duhet, që del në çdo fund-afati të premtimit pararendës, për të bërë premtimin pasardhës…?!
Le të rri…, e të mos ndjehet…!
Të mbarojë kur të mbarojë (po mbaroi) rruga Tiranë – Elbasan.
Nuk ka pse të bëjë sikur po punon…!
Nuk është punë të përsërisësh të njëjtin premtim vend e pa vend…, e thënë ndryshe “hajde anës e pirdh në mes”…!

 

Kalendari dhe 7 premtimet e pa mbajtura për aksin Tiranë – Elbasan


101d8e5d-52d7-4ee8-a486-9146c4581a12Premtimi 1 – data 5 nëntor 2013


“Rruga përfundon brenda verës së vitit 2014”
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka inspektuar punimet në autostradën Tiranë-Elbasan, ku po punon kompania greke “Aktor”. Për sa i përket afatit të përfundimit, pritet që brenda verës së vitit 2014 kjo rrugë të përfundojë, premtoi ministri.

Premtimi 2 – data 7 shkurt 2014


“Rruga përfundon brenda vitit 2014”
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në rrugën Tiranë-Elbasan, i shoqëruar edhe nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto. Kryeministri Rama premtoi cilësi, ndërsa si afat të përfundimit, fundin e vitit 2014.

Premtimi 3 – data 8 nëntor 2014


“Rruga përfundon brenda verës së vitit 2015”
Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka inspektuar punimet që po bëhen në rrugën Tiranë – Elbasan dhe ka vlerësuar ecurinë e tyre. Haxhinasto theksoi se nga vëzhgimi i kryer dhe nga bisedimet me përfaqësuesit e firmës që po e ndërton, rruga do të jete gati në verën e vitit që vjen (verën e 2015).

Premtimi 4 – data 25 nëntor 2014


“Rruga mund të përfundojnë brenda verës së vitit 2015”
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto inspektoi punimet në kilometrin 14+200, rreth 3 km përpara hyrjes së tunelit, zona Kërrabë, të autostradës Tiranë-Elbasan. Problematikat vënë në dyshim përfundimin e punimeve, brenda afateve të caktuara të verës së vitit 2015.

Premtimi 5 – data 31 korrik 2015


“Rruga përfundon brenda vitit 2015”
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka inspektuar përfundimin e punimeve në segmentin e 3-të të aksit të autostradës me tunel Elbasan – Tiranë. Haxhinasto e ka cilësuar si një nga rrugët e standardeve ndërkombëtare autostradën me tunel Elbasan – Tiranë , ndërsa ka premtuar se brenda këtij viti (2015) do të përfundojë i gjithë segmenti rrugor.

Premtimi 6 – data 17 nëntor 2015


“Rruga përfundon brenda verës së vitit 2016”
Ministri Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka inspektuar punimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Ministri ndoqi nga afër punimet dhe zhvilloi një bisedë me drejtues të kompanisë që po ndërton këtë rrugë, dhe u shpreh optimist për përfundimin e kësaj rruge deri në verën e vitit tjetër (verën e vitit 2016)

Premtimi 7 – data 30 korrik 2016


“Rruga përfundon brenda marsit të vitit 2017
Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një inpektim në kantierin e punimeve në rrugën Tiranë – Elbasan, loti Teg-Mullet. Haxhinasto sqaroi se në bashkëpunim edhe me “Bankën Islamike”, është rënë dakord për një shtyrje të projektit dhe rritje të financimit të tij, për të akomoduar të gjithë ndryshimet në projekt. Sipas marrëveshjes së re, 85 % e projektit loti TEG – Mullet, duhet të përfundojë brenda 31 dhjetorit 2016, dhe pjesa tjetër brenda marsit 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY