Aksidenti i sotëm
Një aksident me pasojë një të vdekur dhe disa të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06.40, në autostradë, në afërsi të tregut të Milotit. Në këtë aksident, janë përplasur mjetet “Nissan” me targa AA 316 IV, me drejtues shtetasin D. F., dhe mjeti “Opel” me targa të Kosovës 07-689-AN, me drejtues shtetasin kosovar A. C.
Për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjerja e mjetit “Nissan”, shtetasja G. F., rreth 70 vjeçe, banuese në Tiranë dhe aksidentuar 5 persona të cilët po dërgohen në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia shkoi në vendngjarje për të kryer veprimet .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/