Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi në ambientet e burgut të Shënkollit në Lezhë. Ndërsa është raportuar edhe për disa persona të tjerë të lënduar lehtë.
Njoftimi zyrtar i policisë
Më datë 30.07.2016 është njoftuar se në Burgun e Shënkollit në Lezhë ka rënë zjarr.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe zjarrëfiksja që po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit dhe menaxhimin e situates.
Forcat policore Lezhë dhe në bashkëpunim me FNSH kanë marrë në ruajtje perimetrin e jashtëm të Burgut të Shënkollit.
Nga raportimet e para dyshohet 1 shtetas të vdekur .Si dhe 2 shtetas të tjere janë dëmtuar të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmen e nevojshme mjekësore.
Po kryhen veprimet hetimore për shkakun e zjarrit si dhe zbardhjen e plotë të situates në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/