Këshilli Bashkiak i Kukësit: Na përjashtoni nga tarifa 5 € për Rrugën...

Këshilli Bashkiak i Kukësit: Na përjashtoni nga tarifa 5 € për Rrugën e Kombit

55
0
Shares

Këshilli Bashkiak i Kukësit kundërshton me forcë aplikimin e tarifës 5 euro për të kaluar në rrugën e Kombit. Anëtarët e këtij këshilli kërkojnë përjashtimin e banorëve të Kukësit nga detyrimi për të paguar këtë tarifë, pasi kjo do të jetë kosto e shtuar për qytetarët e Kukësit, ku mbretëron varfëria.
Këshilli Bashkiak i Kukësit nëpërmjet një deklaratë, i kërkojnë Kryeministrit dhe Ministrisë së Transporteve që të përjashtojnë nga këto tarifa të gjithë përdoruesit e rrugës, bizneset dhe banorët  e Kukësit.
Ministria e Transporteve vendosi pak ditë më parë që rruga e Kombit të jepet me koncesion. Kjo do të thotë se për të kaluar në këtë autostradë, qytetarët kuksianë duhet paguajnë një shumë prej 5 eurosh, gjë që është kundërshtuar nga ekspertë të fushës dhe qytetarët.
Kundër vendimit ka dalë më herët edhe kryetari i Bashkisë Kukës,Bashkim Shehu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY