Një 22-vjeçar ka zgjedhur të vetëvaret për ti dhënë fund jetës së tij. Ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Krastës, njësia administrative Martanesh.
Burime të policisë së Bulqizës bënë të ditur se urgjenca e spitalit të këtij qyteti i kishte njoftuar se kishte mbërritur i pajetë Ermal Zhaboli, 22 vjeç.
Sipas familjarëve të tij ai humbi jetën gjatë transportimit nga Krasta në Bulqizë.
Të afërmit, por edhe ekspertët kanë konfirmuar se Zhaboli është vetëvarur dhe kjo i ka shkaktuar humbjen e jetës.
“Vëllezërit na thanë se Ermalin e kanë gjetur në oborrin e shtëpisë, të varur me litar, në degën e një peme”, thanë burimet.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet. U sekuestrua në cilësinë e provës litari me të cilin u vetëvar 22-vjeçari.
Nga ana e tyre eksperti mjeko-ligjor nuk konstatuan shenja dhune, ndërsa konfirmuan se Ermal Zhaboli është vetëvarur.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të vetëvarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/