EMRAT/ Këta janë deputetët që Rama nuk do ti kandidojë në 2017-ën

EMRAT/ Këta janë deputetët që Rama nuk do ti kandidojë në 2017-ën

52
0
Shares

Janë 6 deputetë, deri më tani, të cilët nuk do të jenë më pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme. Mungesa e tyre në listat e PS-së vjen pas qëndrimeve që ata kanë mbajtur gjatë këtyre tre viteve ndërsa 2 prej tyre janë përjashtuar nga radhët e grupit parlamentar.

Ja kush janë deputetët të cilët nuk do të jenë në listat e PS-së në zgjedhjet e ardhshme.

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, janë dy deputetët të cilët kanë qenë më kritikët e kryeministrit Rama gjatë këtyre 3 viteve. Ata kanë shprehur kritika të forta jo vetëm për mënyrën e drejtimit të PS-së nga Rama por edhe përsa i përket qeverisjes. Mos përfshirjen më në listat e PS-së duket se e kanë kuptuar edhe vet dy deputetët të cilat janë duke u përgatitur për krijimin e një lëvizjeje të re politike e cila pritet të prezantohet në muajin shtator.

Në listat e kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë as deputetët Vladimir Kosta dhe Mira Shehu. Kjo e fundit njihet si një nga njerëzit më të besuar të Koço Kokëdhiëms dhe me shumë gjasë për këtë shkak ajo do të jetë jashtë listës së PS-së, shkruan TIrana Observer. Ndërsa deputeti Vladimir Kosa do të mbetet jashtë listës pas akuzave të rënda që adresoi ndaj Ramës disa javë më parë.

Do të mungojnë gjithashtu edhe deputetë Tom Doshi dhe Armando Prenga. Këta të fundit prej kohësh tashmë nuk janë më pjesë e grupit parlamentar të PS-së pasi janë përjashtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY