DETAJE/ Si u prangosën dhe çfarë ju sekuestruan dy të rinjve shpërndarës...

DETAJE/ Si u prangosën dhe çfarë ju sekuestruan dy të rinjve shpërndarës kokaine në ish-Bllok

96
0
Shares

Polica e Tiranës ka dhënë hollësi të tjera për arrestimin e dy të rinjve sot, të dyshuar për shpërndarje kokaine.
Sipas policisë, mësohet se seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestoi sot në flagrancë Endri  Garipi, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Xhoana Pojani 17 vjeçe, banuese në Tiranë.
Këtyre personave, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip BMË, me targa AA 181 LP, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 doza të dyshuara si lëndë narkotike, e llojit kokainë.
Nga kontrolli i banesës së shtetasit Endri Garipi, iu gjetën dhe sekuestruan 60 doza, të dyshuar lëndë narkotike, e llojit kokainë.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim”, parashikuara nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Sekuestruar në cilësinë e provës materiale

– 70 doza të dyshuar lëndë narkotike, e llojit “Kokainë”
– Një automjet tip BMË, me targa AA181LP
– Katër telefona celular
– Dy karta Sim
– Një shumë monetare prej 520 euro dhe 257.200 lek të reja
– Një peshore elektronike

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY