DETAJE/ Milot, aksidenti me një viktimë e 7 të plagosur, arrestohen dy...

DETAJE/ Milot, aksidenti me një viktimë e 7 të plagosur, arrestohen dy shoferët

189
0
Shares

Aksidenti i sotem

Polica Vendore e Lezhës ka dhënë detaje për aksidentin e mëngjesit të sotëm, me një të vdekur dhe 7 të plagosur në Fushë Milot.
Sipas policisë, sot rreth orës 06.45, në aksin rrugor Fushë-Milot-Rubik, në Fushë-Milot, shtetasi Dashamir Fida duke drejtuar mjetin “Nissan” me targë AA 316 IV është përplasur me mjetin “Opel Kadet” me targë të Kosovës 07-689-AN që drejtohej nga shtetasi kosovar Ardian Cana.
Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetësja G. F., 68 vjeçe,  banuese në Laç e cila ishte pasagjere në mjetin “Nissan”.
Gjithashtu  janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët Sh. F., 80 vjeç, banues në Laç, H.  F., 83 vjeçe,  banuese në Tiranë,  Dh. H., 67 vjeç, banues në Dibër, që ndodheshin pasagjerë në mjetin “Nissan” si dhe shtetasit E. C. 9 vjeçe, banuese në Kosovë , R. C. 13 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në mjetin “Opel”, të cilët ndodhen në Qendrën e Traumave Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Nga Shërbimi i Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 2 drejtuesit e mjeteve, konkretisht  shtetasit, Dashamir Fida, 60 vjeç, banues në Tiranë , i pajisur me leje drejtimi dhe Ardian Cana, 46 vjeç, banues në Kosovë, i pajisur me leje drejtimi .
Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale parashikuar nga neni 290/4 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY