Cili institucion gënjen dhe pse…, për shkakun e zjarrit në Burgun e...

Cili institucion gënjen dhe pse…, për shkakun e zjarrit në Burgun e Shënkollit…?!

74
0
Shares

Brenda pak minutave dy versione të ndryshme nga dy institucione të ndryshme po bëjnë xhiron mediatike për shkaqet e rënies së zjarrit në burgun e Shënkollit në Lezhë.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se pasditen e sotme në IEVP Lezhë rreth orës 15.33  ka shpërthyer një bombol gazi gjatë gatimit në ambientet e paraburgimit. Në moment kanë ndërhyrë forcat e policisë për nxjerrjen e të paraburgosurve. Nga zjarri i ndodhur ka humbur jetën një i paraburgosur Flamur Sula i cili është gjetur i asfiksuar në banjën e dhomës. Flamur Sula është i dënuar me 10 vjet në shkallën e Parë për tentativë vrasje.
Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta të policisë si edhe drejtori i Përgjithshëm i burgjeve. Gjithashtu po kryhen hetime  nga prokuroria  e Lezhës për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq situata është qetësuar dhe po merren masa për normalizim në ambientet e burgut, duke futur te paraburgosurit ne dhoma”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Por vetëm pak minuta më pas, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa ka hedhur poshtë faktin se zjarri në burgun e Shënkollit ku humbi jetën një person, u shkaktua nga shpërthimi i një bombole gazi.
Sipas ISHTI-së, pas kryerjes së inspektorëve në vendngjarje, bombola e gazit që përdorej për gatim u pa se ishte e paprekur.
“Ngjarja s’ka ndodhur për shkak të shpërthimit të bombolës. Bombola e gazit që përdorej për gatim ishte e paprekur. Inspektorët tanë kryen verifikime në vendngjarje”, citohet në reagimin e Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial. Nga ana tjetër ISHTI pohoi se do të jetë grupi hetimor që do të zbardhë ngjarjen.
Sikurse shihet, dukshëm bie në sy qëndrimet diametralisht të kundërta të dy institucioneve shtetërore për shkaqet e rënies së zjarrit.
Pyetja që lind është “Cili institucion gënjen dhe pse, për shkaqet e rënies së zjarrit?”.
Thua të kenë lidhje këto qëndrime me konfliktet në koalicion, kur mëson se dy institucionet drejtohen nga njerëz të dy partive të ndryshme, Burgjet nga LSI dhe ISHTI nga PS…?!
ishtp

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY