Zbulohen përgjimet e bashkëshortit të gjyqtares Majlinda Andrea: Duhet graso…jo toka, duhen...

Zbulohen përgjimet e bashkëshortit të gjyqtares Majlinda Andrea: Duhet graso…jo toka, duhen të thata

77
0
Shares

Në pritje për të pyetur gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, të pezulluar nga detyra, Majlinda Andrea, Prokuroria e Përgjithshme hedh dritë mbi përgjimet telefonike të cilat implikojnë direkt bashkëshortin e saj, Odhise Andrea e për rrjedhim edhe gjyqtaren.

Odhisea Andrea komunikon intensivisht me Petraq Dashin, madje edhe e takon duke negociuar çmimin në Rrogozhinë, derisa bien dakord për të ulur nga tarifa e kërkuar prej 60 mijë eurosh duke e zbritur në 50 mijë euro, informon top channel.

Gjatë përgjimeve, të akuzuarit e tjerë, Ilia Cabiri dhe Eleni Lino flasin në telefon me Petraq Dashin për çmimin se sa kërkojne “atje lartë” për ta zgjidhur çështjen dhe Petraqi shprehet se kjo punë në Gjykatën e Larte do “graso”. Pasi takohet me Odhise Andrean , Ilia Cabiri interesohet në telefon për shumën e saktë duke pohuar se janë gati të japin tokë, por Petraq Dashi i përgjigjet se nuk duan as toka, as gjë, por i duan “të thata”.

Ai na e uli, shprehet Petraqi, nga 60 në 50 dhe për ne kjo është gjë e madhe, ndonëse Ilia Cabiri shton i pakënaqur se shumë janë edhe kaq. Një ditë pas kësaj telefonate, palët tërheqin shumën pranë një pike transferte monetare në Fier, ndërkohë që dy orë pas këtij veprimi, Petraq Dashi komunikon sërish në telefon me bashkëshortin e gjyqtares. Petraq Dashi e pyet Odhise Andrean se kur do që të takohen, ndërsa ai i përgjigjet se sa më shpejt, aq më mirë se “vapë e madh dhe ikin njerëzit”.

Brenda ditës, Petraq Dashit ja dorëzon paratë në një qese të mbështjellë me letër, ndërkohë që të nesërmen e dhënies së lekëve, Gjykata e Lartë me anëtare në trupë gjyqësore Majlinda Andrean, vendosi në dhomë këshillimi mospranim rekursi në favor të palës që pagoi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY