Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në facebook një denoncim të ardhur nga një oficer policie sipas të cilit Rama ka fshehur kërkesën e Interpol Venezuela për arrestimin dhe ekstradimin e vëllait të Fatmir Xhafës. Agron Xhafa akuzohet për trafik droge dhe sipas oficerit te policisë për atë ka një vendim gjykate në vitin 2014 ku u kërkohet autoriteteve shqiptare ta ekstradoj drejt Venezuelës. Sipas denoncimit ky fakt është mbajtur i fshehur dhe ekstradimi i tij nuk është kryer.
POSTIMI I PLOTË I BERISHËS
Polici dixhital informon
Edi Rama ka fshehur kerkesen e interpol Venezuela per arrestimin dhe ekstradimin e Agron Xhafes, vellait te Fatmir Xhafes si supertrafikant droge ne Venezuele! Aktualisht vellezerit Xhafaj jane pronare pallatesh dhe lojrash fati ne Vlore! Duket se per te fshehur kete kerkes Xhafaj e ka peshuar Ramen ne kandar! sb
“Mirdita z Berisha nuk e di ne se jeni ne dieni te faktit se per byrazerin e Fatmir Xhafes ka nje vendim gjykate per eksdradimin e Agron Xhafaj ne 2014 (jo ai nga Italia 2001) por nga Venezuela te cilin autoritetet shqiptare duhet ta ekzekutojne por bejne te kunderten.Thuhet se Agron Xhafa e ka mbyllur hesapin e vet duke i dhene kesh ne dore Edi Rames fiks 1,3 milion euro.Fshehjen e kerkeses se interpol Venezuela nga qeveria e kane raportuar edhe mediat e vendit .
Te nderosh ne pallat te brigadave vellain dhe pastruesine parave te droges Venezueliane eshte fyerje e madhe per shqiptaret dhe provokim I rende per ata gjyqtare e prokurore te ndershem qe luftojne me trafikantet e droges. Parate e droges venezueliane sic tregohet edhe ne vendimin e gjykateses se Venezueles jane tek pallatet ne Vlore dhe kompania e basteve Apex ne pronesi te vellezerve Xhafaj, Fatmir dhe Agron.”
Për më shumë mund të lexoni edhe …
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë
/web/DOSJA_Vellai_i_Fatmir_Xhafajt_problem_me_trafikun_e_droges_edhe_ne_Venezuele_22392_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/