“Pjesa e dytë” e Spitalit Amerikan vazhdon në Vaun e Dejës, nusja...

“Pjesa e dytë” e Spitalit Amerikan vazhdon në Vaun e Dejës, nusja i vë flakën me benzinë vjehrrës dhe kunatës

90
0
Shares

Precedenti i Spitalit Amerikan zhvendoset në vaun e dejës. Nusja e shtëpisë spërkat me benzinë vjehrrën dhe kunatë, por ndërhyrja e familjarëve të tjerë shmangën tragjedinë pas zjarrvënës së radhës.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, rreth orës 00:20, në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës. Për shkaqe ende të paqarta, nusja e shtëpisë ka spërkatur me benzinë vjehrrën dhe kunatën, por kjo ngjarje ka përfunduar pa një bilanc negativ.
Ka qenë burri i saj dhe anëtarët e tjerë të familjes që parandaluan përshkallëzimin e ngjarjes.
Sipas burimeve të policisë vendore, Ela Palushi tentoi ti vendoste flakën dy grave, por fatmirësisht ngjarja u mbyll pa lëndime në njerëz apo dëme materiale.
Policia bën të ditur se ka prangosur gruan zjarrvënëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY