Papa Francesku në Aushvic: Zot, ki mëshirë për popullin tënd, fale për...

Papa Francesku në Aushvic: Zot, ki mëshirë për popullin tënd, fale për kaq shumë mizori

55
0
Shares

Përkulur mbi një stol pranë portës së Aushvicit, Papa Françesku u lut në heshtje këtë të premte në homazh për 1.5 milion njerëzit e vrarë nga pushtuesit nazistë në kampin e vdekjes në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumica e tyre hebrenj.

Duke shënuar ditën e tretë të vizitës së tij në Poloni për një tubim ndërkombëtar të rinisë katolike, Ati i shenjtë kaloi disa minuta në heshtje dhe duke shkëmbyer dhurata me 12 të mbijetuarit.

Në librin përkujtimor Aushvic-it, Papa Francesku ka shkruar në spanjisht: “Zot, ki mëshirë për popullin tënd. Zoti, fale për kaq shumë mizori“.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY