KLSH: Dëmi ekonomik në shtet 37 miliardë lekë për 6 muaj. Kryesojnë...

KLSH: Dëmi ekonomik në shtet 37 miliardë lekë për 6 muaj. Kryesojnë Tatimet e Doganat

54
0
Shares

Kontolli i Lartë i Shtetit ka mbyllur raportin e auditimeve për periudhën janar-­qershor, ku nga përpunimi i të dhënave është zbuluar në një dëm
ekonomik në nivelin e 4 miliardë lekëve, kurse shkeljet e disiplinës financiare në masën 33.7 miliardë lekë.

Nga këto të fundit, 31.9 miliardë janë shkelje me efekt negativ tek performanca e institucioneve në fushën e të ardhurave dhe 1.8 miliardë lekë nëfushën e shpenzimeve.

Sipas të dhënave, këto shkelje i përkasin veprimtarisë ekonomiko­financiare për periudhën kohore 2013­-2015, përcaktuar përçdo subjekt të audituar në programet e auditimit dhe pjesërisht periudhës kohore 2015­deri në mars 2016.

Por cilat janë fushat ku Kontolli i Lartë iShtetit ka konstatuar dëmin ekonomik?

Në sektorin e tatimtaksave, dëmi i zbuluar është në masën 1.19 miliardë lekë;

Në sektorin e Doganave, 429 milionë lekë;

Në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore, 66.5 milionë lekë;

Në fushën e Prokurimeve, 1.78 miliardë lekë;

Në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, 158 milionë lekë;

Në fushën e shpenzimeve operative, 245 milionë lekë;

Në fushën e urbanistikës 52 mijë lekë;

Në zërin “të tjera”, 260 milionë lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY