Gjykata e Krimeve të Rënda sekuestron pasuritë e ish-deputetit Mark Frroku

Gjykata e Krimeve të Rënda sekuestron pasuritë e ish-deputetit Mark Frroku

168
0
Shares

Gjykata ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e ish-deputetit Mark Frroku. Sekuestrimi është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se pasuritë, Frroku i ka vënë nëpërmjet aktivitetit kriminal.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se është vendosur sekuestron në 7 apartamente, 2 garazheve, 2 dyqaneve dhe një sipërfaqe tokë arë në Lezhë.

I pandehuri Mark Frroku aktualisht është në gjykim për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Fshehjes së pasurisë…”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”.

Nisja e hetimit pasuror për Frrokut duket se ka pasur indicie nga një dënim i Gjykatës së Amsterdamit në vitin 2002, ku Frroku është dënuar me tre vite burgim si i përshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, duke përdorur emrin Piro Sofrani.

“Nisur nga këto të dhëna, Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin pasuror ndaj të pandehurit Frroku. Në vijim të këtij hetimi, ka rezultuar se Mark Frroku, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ka deklaruar pasurinë. Nga ekspertiza kontabël ka rezultuar se i pandehuri Frroku nuk justifikonte me burime të ligjshme një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij.

Nisur nga e shkuara e tij kriminale, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se një pjesë e pasurisë së tij është krijuar nga burime të paligjshme, kryesisht nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotrafikut dhe të prostitucionit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për këto arsye, Prokuroria për Krime të Rënda evidentoi asetet e paluajtshme në emër të tij dhe kërkoi sekuestrimin e tyre. Kërkesa e Prokurorisë u pranua nga Gjykata për Krime të Rënda, e cila urdhëroi sekuestrimin e pasurive, si vijon:

Apartamente

  1. Apartament me sipërfaqe 56.84 m2 në Orikum
  2. Apartament me sipërfaqe 78.66 m2 në Orikum
  3. Apartament me sipërfaqe 69.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
  4. Apartament me sipërfaqe 49.3 m2 në Shëngjin, Lezhë
  5. Apartament me sipërfaqe 55.2 m2 në Shëngjin, Lezhë
  6. Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë
  7. Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë

Dyqane

  1. Dyqan me sipërfaqe 133 m2 në Tiranë
  2. Dyqan me sipërfaqe 175 m2 në Tiranë

Garazhe (bodrume)

  1. Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
  2. Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë

Tokë arë

  1. Tokë arë me sipërfaqe 6000 m2, në “Grykë Lumi”, Lezhë

Hetimi pasuror ndaj Frrokut ka nisur nëprill të vitit 2015,ndërsa dosja shkoi në gjykatë më 7 dhjetor të vitit të shkuar. Frroku ka një pasuri prej rreth 2 milionë dollarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY