Kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, një nga zyrtarët më të përfolur, ka harruar të shkuarën dhe po përpiqet që ti shërbejë… vetes!
Megjithëse ishte në qendër të ciklonit për dekriminalizimin, Bushi ka bërë me shpejtësi procedurat për rregullimin e zyrave të bashkisë. Në vend që tu shërbejë qytetarëve, ai ka preferuar të shpenzojë 540 milionë lekë të vjetra për komoditetin e tij dhe të zyrtarëve të tjerë lokalë.
Boldnews.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, me objekt “rikonstruksion i godinës së Bashkisë Krujë”, me fond limit 54.514.868 lekë të reja pa TVSH. Burimi i financimit janë të ardhurat e kësaj bashkie të vogël për vitin 2016. Megjithëse për këtë vit ka një fond prej 15 milionë lekësh të reja, Bushi thotë se diferencën e kontratës do ta likuidojë në vitin 2017. Me këto procedura duket ngutja e tij për të bërë sa më shpejt këtë tender.
Sipas relacioneve, gjendja ekzistuese e objektit na jepet pjesërisht e amortizuar në pjesën e brendshme të saj. Në godinë vihet re prezenca e lagështisë në muret e brendshme të cilat krijojnë probleme serioze në lidhje me temperaturën në ambientet në periudhën e dimrit. Në bazë të analizës së gjendjes ekzistuese është realizuar projekt-ideja e rikonstruksionit të brendshëm duke e vënë atë në funksion të plotësimit të kërkesave të bashkisë. Ndriçimi i ambienteve do të realizohet sipas standardeve europiane, duke përdorur llamba ekonomike, me konsum të ulët energjie. Sipas situatës aktuale në pjesën e brendshme të bashkisë jemi munduar të bëjmë rikonstruksion lidhur së pari me rigrupimin dhe riorganizimin e zyrave sipas funksioneve përkatëse. Riorganizimi i zyrave është bërë në mënyrë të tillë që të ketë hapësirë të mjaftueshme për punonjës.
“Të gjitha këto ambiente do të zhvishen, do të hiqen të gjitha pllakat e dyshemesë, heqja e shtresave të llacit poshtë pllakave. Shkallët do te vishen nga e para. Është bërë vendosja e sistemit të ri elektrik me ndriçim me parametrat e duhura për secilin ambient”, thuhet në këto dokumente./boldnews/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/