Durrës; vetëplagoset me armë zjarri

Durrës; vetëplagoset me armë zjarri

67
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Denis Shahini 27 vjeç, banues në Shijak. Shahini, në lagjen”Kodër”, Shijak, dyshohet se është vetëplagosur me një armë zjarri, tip pistoletë e llojit TT.

Shtetasi i mësipërm ka qenë duke qëndruar i ulur dhe arma, të cilën e kishte në çantën e krahut(marsup)është shkrepur nga pakujdesia.

Policia e Shijakut me të marrë njoftimin ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke siguruar dhe bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe mbledhjen e provave që do ndihmonin në zbulimin e së vërtetës.

Për pasojë i vetëplagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se arma e zjarrit ishte pa leje.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale: arma e zjarrit tip pistoletë, e llojit TT, model 54 , kalibër 7.62 mm; 1 krehër me 6 fishekë; 1 gëzhojë e plasur, e cila gjendet në folenë e fishekut; 1 telefon celular.

Shahini është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, pronës dhe mosbindje ndaj urdhëri të punonjësit të policisë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ”parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY