DETAJE/ Besimtari me dy gra i Bulqizës, gruaja e qëlloi me thikë...

DETAJE/ Besimtari me dy gra i Bulqizës, gruaja e qëlloi me thikë se nuk përballonte jetën treshe

79
0
Shares

Gruaja e dytë e një myslimani të devotshëm nuk e ka përballuar dot më jetesën “treshe”. Pas jetës ferr prej 15 vitesh, ku bashkë me të dhe të shoqin jetonte edhe një grua tjetër, ajo e ka qëlluar gjashtë herë me thikë bashkëshortin, teksa ai ndodhej në gjumë.
Ngjarja ndodhi në Bulqizë dhe fatmirësisht, 45-vjeçari, Besnik Basha, ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda. Ndërsa gruaja e tij, Rudina Basha, 36 vjeçe, dhe nënë e gjashtë djemve, është arrestuar.
 
Martesa
I plagosuri me thikë, Besnik Basha, kishte me gruan e dytë, Rudina Basha, gjashtë fëmijë, të gjithë djem. Më i madhi është 14 vjeç dhe më i vogli 5 vjeç. Ata janë martuar 15 vjet më parë, në vitin 2001.
Sakaq me gruan e parë ai kishte dy vajza dhe dy djem. Fëmija më i madh i gruas së parë është 22 vjeç dhe më i vogli 12 vjeç. Me gruan e parë Besniku ishte martuar në vjeshtën e vitit 1993, por siç mësohet, nuk kishte kryer celebrim me të. Banorë të fshatit të tij thonë se Besnik Basha ishte “betuar” se do të merrte deri në shtatë gra, siç thuhet në Kuran.
Ai ishte besimtar i devotshëm, me mjekër, ndërkohë që edhe gruaja e tij e dytë mbante ferexhe. Gruaja e ligjshme, Rudina, prej kohësh kishte mosmarrëveshje dhe konflikte me bashkëshortin, Besnik Basha, lindur e banues në fshatin Dragu të njësisë administrative Fushë Bulqizë.
Ky i fundit i mbante të dyja gratë në banesën e tij, në fshatin e largët të Bulqizës, por, me sa duket, ajo nuk e ka kapërdirë dot më faktin se i shoqi bënte më shumë për gruan e parë. Referuar riteve të hershme, ai kishte caktuar një “kalendar” për të fjetur me dy gratë, herë me njërën e herë me tjetrën. Me siguri kjo gjë ka shkaktuar xhelozi te 36-vjeçarja.

Konflikti
Të afërm të saj i thanë Policisë se Rudina kohët e fundit ishte rënduar psikologjikisht për shkak të debateve në familje. Banorë të fshatit malor bënë të ditur se dy muaj më parë, Rudina Basha e kishte braktisur bashkëshortin Besnik Basha dhe ishte vendosur në një shtëpi me qira në Qytetin e Ri, në Bulqizë.
“Rudina, pas sherrit që pati me burrin dhe gruan e parë të tij, u largua nga fshati. Nuk duroi varfërinë dhe keqtrajtimin e tij. Donte të rriste fëmijët. U largua pa bërë zë, pa u ndjerë”, thanë banorë të fshatit Dragu.
Pasi u vendos në qytetin e Bulqizës, ajo nisi kujdesin për gjashtë djemtë e saj, më i madhi 14 vjeç dhe i vogli 5 vjeç. Grumbullonte krom, trajtohej me ndihmë ekonomike nga bashkia dhe ndihmohej nga të afërmit. /panorama/

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Bulqizë, gruaja godet 6 herë me thikë bashkëshortin
/web/Bulqize_gruaja_godet_6_here_me_thike_bashkeshortin_23032_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY