DENONCIMI/ Siguria e HEC-eve në duart e dy “policive private” me probleme

DENONCIMI/ Siguria e HEC-eve në duart e dy “policive private” me probleme

68
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë një denoncim të qytetarit dixhitali.
Ky denoncim lidhet me dhënien e tenderave për ruajtjen e hidrocentraleve “policive  private “Gjici” e “Ndreu”.
Sipas Berishës një kompani është  e specializuar për vjedhjen  bankave, ndërsa tjetra e një deputeti që betohet se është e vëllait, jo e tija.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Qytetari dixhital denoncon

Dhenien e tenderave te ruajtjes se hidrocentraleve firmes Gjici (e specializuar ne vjedhjen e bankave qe ruan dhe qe ka fituar 56 tendera ne ruajtje objektesh si favorite personalisht e Edi Rames (shenimi i im ky), dhe firmes Ndreu, per te cilen deputeti betohet ne parlament se nuk ka lidhje me te por tani eshte e vellait te tij. Kjo firme nuk fituar per motive politike pese here me shume tendera sesa ne vitin 2013! Per me shume lexoni mesazhin e tij. sb


tnd“Përshëndetje Z. Berisha,
Doja t’iu vija ne dijeni ne rast se nuk jeni. Përpara disa kohesh është hedhur tenderi për sigurinë e hidrocentraleve. Tenderi është mbyllur dhe fitues kane dal dy kompani sigurie (SHRFS “Eurogjici” Security ShPK) dhe (“Ndreu Security Services” ShPK). Nuk e di me çfarë te drejte jepet siguria e pasurive kombëtare dy kompanive qe kane pasur probleme te mëdha me sigurinë dhe besueshmërinë. Nuk mund ta besoj dot si lihet ne mëshirën e fatit siguria e hidrocentraleve dhe TEC-eve ne Shqipëri. Nuk e dimë akoma se me çfarë baze është dhënë siguria, nuk e dimë akoma çfarë do te behet me mbi 250 punëtor qe marrin një rroge mesatare, pasi kompania e sigurisë nuk mund te mbaj punëtor me rroga mbi 35.000 leke, dihet qe rroga ne kompanitë private te sigurisë janë 17.000 leke, nuk e dimë akoma fatin e gjithë asaj strukturë te ngritur ne kohen e PD ne periudhën 2008 si do te përfundoje. Kesh Security SHA ka dy vite qe del me fitime, duke tejkaluar dhe pritshmërit, tani si mundet një kompani qe ka krijuar një identitet ti lihet ne dore njerëzve si Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu. Për me tepër sigurinë e pasurive kombëtare te Shqiptareve. Sinqerisht prese një reagim nga ana juaj.
Faleminderit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY