ARMAND MAHO/ Rrjet prostitucioni në parukeri, krizë e madhe e moralit të...

ARMAND MAHO/ Rrjet prostitucioni në parukeri, krizë e madhe e moralit të shoqëris

291
0
Shares

Nga Armand Maho

Nje problem moral i shoqerise shqiptare?!

Nje sherr banal femrash ne nje qender estetike ne Tirane, po nxjerr ne pah nje problem te madh moral te shoqerise shqiptare.. Ne portalin qe publikoi i pari videon, kane vershuar mesazhet te cilat akuzojne pronaren se e perdorte qendren per te joshur vajza 16-17 vjecare te cilat me pas ja percillte klienteve te saj neper hotelet e Tiranes… Vajza qe ka publikuar mesazhin, nje 16 vjecare dhe thote se eshte pa baba, tregon se nen presionin e personit ne fjale eshte detyruar te prostituoje me nje 46 vjecar… Nga frika dhe presioni i te forteve qe pronarja mban mbrapa, 16 vjecarja ka pasur frike te denoncoje..Dhe jo vetem kaq por sipas saj dhe komentuesve kjo nuk qenka hera e pare qe ndodh..
Personalisht, per shkak dhe te bindjeve te mija, jam i prirur qe te mos sulmoj asnje lloj biznesi pasi jane motorret e zhvillimit dhe te punesimit ne nje vend… Por, smund te rri pa thene se ne rast se ajo qe ka ndodhur eshte e vertete atehere kemi te bejme me nje krize te madhe morali te shoqerise. Kur kjo ndodh ne mes te Tiranes atehere imagjinoni cfare ndodh ne getot e qyeteteve te tjera ku mentaliteti ndrydhes, varferia por dhe besimi pertoke tek shteti i cilini konsideron qytetare te dores se dyte i ka lene krejt pasdore…
I hodha nje veshtrim te shpejte profilit dhe pashe qe sallonin e vizitonin e gjithe ajo qe ne e konsiderojme elite e ketij vendi.. Madje lidhjet e ngushta te pronares me mediet e paskan bere nje prej salloneve me te njohura. Kjo me cfare shihet i paska sjelle jo vetem fluks klientesh, por dhe njerez te cilet jane gati te paguajne shuma marramendese per te pasur ne shtrat vajza minorene… Jane ata te kuruarit, qe lyejne thonjte, heqin vetullat, qe perpara se te shkojne ne pune duhet te futen nje here ne solar per bronxature, njerez te frustuar ne adoleshencen e tyre te hershme, qe vajzat e tyre i dergojne ne shkollat me te mira jashte vendit, por se kane per gje te perdorin vajzat e te tjereve si mall tregu, per epshet e paplotesuara seksuale te adoleshences..Keta, qe jo ne pak raste mbajne dhe funksione te larta ne administrate dhe politike, duke perfituar ne menyre te paskrupullt me besimin qe ju eshte dhe qe shesin perdite moral se si duhet te jete shoqeria, keta qe ne shumice parate i kane vene ne rruge te dyshimta dhe pa u lodhur, se kane per gje te paguajne sa pensioni i nje viti per te pasur disa momente nje adoleshente ne shtrat..
Shoqeria shqiptare duket se po shket ne rruge te pakthyeshme drejt shkaterrimit… Nga morali, dinjiteti ska mbetur me asgje, kjo per shkak te varferise por eshe shthurjes morale qe vjen nga ata qe duhet te jene simbol i patertise. Neperkembja e femres, per shkak te brishtesise se saj eshte kthyer ne fenomen shqetesues. Me tej ku eshte “policia qe duam”, ajo qe per nje cigare hashash po burgos adoleshente me nga 4 apo 5 vjet burg. Ku jane metodat e hetimit apo te infiltrimit, apo jane shume te zene me fakiret per te zbuluar se si po perdhunohen minorenet ne kete vend. Apo eshte e zene me mbarevajtjen e darkave ku festohet reforma dhe vihen ne siklet zonjat nga “shakate plot kripe” te kryeministrit tone shakator. Me kete ritem nuk do jete e larget dita kur shqiperia, (atje ku “burrat e forte” per ceshtje morali te tipit “pse u vonove” nuk ngurrojne te derdhin plumba mbi vajzat e grate) te jete kthyer ne vend te turizimit seksual, te ngjashem me Bangokun apo moldavine…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY