Thjeshtë fjalia “femrat janë më inteligjente se meshkujt” mjafton për të nisur një betejë të re mes gjinive, por këtë herë, ky konkluzion vjen nga ekspertë, të cilët e bazojnë teorinë e tyre tek vdekjet e parakohëshme.
Darwin Awards, në një analizë vjetore mbi shkaqet e vdekjeve ‘më të pakumptimta’, shkencëtarët dalluan se në 90 përqind tërasteve ishin pikërisht meshkujt ata që dilnin “fitues”.
Kështu, të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e vdekjeve që vijnë për shkak të pakujdesisë apo “budallallëkut” ipërket meshkujve, informon tv klan.
Kandidatët e denjë në këtë listë, përfshijnë një burrë i cili vendosi që të udhëtonte për në shtëpi me anë të një karroce për pazar, të cilën e ngeci pas vagonit të trenit, duke shkaktuar kështu vdekjen e tij, tek terroristi që hapi zarfin me bombë brenda, sepse kuptoi që e kishte nisur pa stampa të mjaftueshme.
Një tjetër shembull përfshin një burrë i cili qëlloi veten në kokë me armë stilolaps për t’i treguar shokut të tij se ishte reale.
Nga analizimi i 318 rasteve të vdekjeve në mënyrë të pakuptimtë, 282 ishin meshkujt dhe vetëm 36 femra, duke çuar kështu në teorinë se meshkujt janë më pak inteligjentë dhe bëjnë gjëra më idiote.
Shkencëtarët thonë se është e habitshme mënyra sesi meshkujt ndërmarrin veprime kaq të rrezikshme dhe shpesh arsyeja është vetëm për t’u dukur e për të treguar forcën.
Burimi:The Telegraph
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/