Vrasja Artur Kurtit, Prokuroria: Nuk është krim i rëndë

Vrasja Artur Kurtit, Prokuroria: Nuk është krim i rëndë

68
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën për krimin që tronditi Tiranën pesë muaj më parë, gjatë të cilit u dyshua se një i ri kishte bashkëpunuar me dajën për të vrarë të atin.

Vrasja e Artur Kurtit, në referim të ekspertizës dhe provave të mbledhura nuk është kryer me dashje, e për këtë, prokurorët e Krimeve të Rënda deklaruan se nuk mund të hetohet si krim i rëndë në familje.

Tashmë hetimet do të zhvillohen nga Prokuroria e kryeqytetit, për të vërtetuar nëse ka apo jo vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme, apo vrasja e Artur Kurtit ishte një krim në vetëmbrojtje e sipër.

Ajo që dihet është se Jurgen Kurti, 23 vjeç, i arrestuar së bashku me dajën, Leonard Ristani, u la i lirë nga Krimet e Rënda gjatë vlerësimit të masës së sigurisë. Krimi u mor përsipër nga Ristani, i cili përshkroi rrethanat e sulmit nga viktima, i cili sipas asaj që tregohet, sapo ka hyrë në banesë me një thikë në dorë ka qëlluar mbi të dyshuarit.

Këtë qëndrim të Ristanit e konfirmuan më pas edhe ekspertizat e Mjekësisë Ligjore, që iu përgjigjën prokurorëve të Krimeve të Rënda se Ristani kishte plagë të shumta në duar, gjurmë këto që i bindën prokurorët se Leonard Ristani ishte përpjekur ta neutralizonte viktimën, duke tentuar t’i rrëmbente thikën.
/ Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY