Gazetari i njohur Artan Hoxha ka publikuar në profilin e tij një video ku duket në disa zona të mbjella me kanabis sativa. Ai nuk e tregon se ku ndodhet ekzaktësisht kjo zonë, por bën me dije se vendi shtrihet mes qarkut të Gjirokastrës dhe Vlorës. Hoxha tregon se në zonat ku është mbjellur kanabis sativa, banorët e këtij atij vendi punojnë dhe nxjerrin të ardhura shumë të mira.
Statusi i plotë:
Ne zemer te xhungles…
Shikoni se c’bejne “djemte”. Si i shfrytezojne me rendiment super te larte tokat e lena djerre. Pa subvencione. Pa ndihme nga askush. Pa kredi te buta nga bankat qe grumbullojne valuten e sjelle prej shqiptareve nga cdo cep i globit dhe e dergojne ne Viene. Bankiere te pangopur, hajdute me kollare, shoke e miq te Fullanit. Shikojeni si sillet valuta ne vend, si rritet GDP-ja, si ulet inflacioni, si ulet papunesia, si rritet mireqenia… Kot merret Panariti me luleshtrydhen e Divjakes!!! S’ke c’i ben. Nuk ka treg, sado qe te cirret me te drejte Erjon Brace. Merru more me produktet made in Albania qe kerkon tregu, madje tregu evropian jo tregu Lushnjes. Çfare tu shash, cilesine?! S’ka te dyte, aq sa e vendosim vet standartin e kualitetit ne BE. Nikoqirllekun ne shfrytezimin e tokes dhe resurseve natyrore e klimaterike te vendit?! Jane te papare, s’ka te dyte si ata!. Shikojeni vet produktin! A e dini qe ne rrethet me te varfra te vendit, ka disa muaj qe nuk ankohet kush nga papunesia?!!! Ka rene ndjeshem kriminaliteti!!! Konsumi i brendshem ka nisur te lulezoje. Pse?!!! Çfare ka ndodhur?!!! Ta kete bere “konsensusi patriotik”?!!!! Harrojeni!!!! Shajini, sikterisini, mos u lini gje pa thene por na fund kafshojeni gjuhen dhe minimalisht u thoni nje ” Faleminderit”(Me keqardhje te thelle por jam i detyruar ta them kete). Djemte kane hapur fronte pune pa fund, edhe pse jane vetem sezonale. Puuuuuuneeeee per te tereeee. Fitimi ne tre muaj pune eshte sa te punosh nje vit me rroge shteti. Pa taksa. Pa detyrimin qe duhet te jesh ne dite pushimi ne ndonje miting partie, apo te paguash 30 perqind te rroges si harac per shkuma-party te rinise se partise. Nuk ka nevoje te behesh militant partie apo te paguash ryshfet per tu futur ne pune. Thjeshte, mjafton te jesh nevojtar per te çuar ne darke buken e femijeve ne shtepi. Te marrin e te çojne me makine. Ushqimi gjate punes, falas. Ne zona me te mira dhe me sherbim katering. E kane bere Shqiperine rurale, xhenet more xhenet. Atij Pashait te jugut vertet mund tia kene hequr spaletat, por i marrshin te keqen pashallekut te tij, shiheni vet si lulezon…. Doni te pushoni ne Dhermi, Jale, Santa Quaranta ne Sarande, apo Bora Bora te Ksamilit, ne resortet luksoze te Zamirit, grekut, turkut, ishujve Karaibe apo ne Dubai?!! Pushoni. Beni qejf! Relaksohuni! Ne shtator behuni gati per “sulmin patriotik”, pa qetesi e pa dashuri. Kaq per sot…nga Xhungla dehese made in Albania P.S.Mos me pyesni per vendin ku jam, oferta eshte vetem per turistet e huaj. Pamjet jane te fresketa, te vetem para pak ditesh, ne nje zone qe shtrihet mes dy qarqeve Vlore e Gjirokaster. Si çdo sezon kanabist, “Xhungel” nuk do tu zhgenjeje dhe kete vit. Se shpejti, ne NEËS 24, do te keni nje investigim te detajuar nga “Thellesia e pashallekut te Jugut”…. Dhe me pas, Xhungel starton sezonin e ri me nje cikel emisionesh, nje panorame te plote te fenomenit nga Jugu ne Veri. Nje seri udhetimesh aventure, plot rreziqe dhe adrenaline ne parcelat e kultivuara nga narkotrafikantet, qe ruhen me skuadra njerezish te armatosur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/