Thellohet më tej debati PS-LSI, Spiropali i përgjigjet nënkryetarit të LRI: Ka...

Thellohet më tej debati PS-LSI, Spiropali i përgjigjet nënkryetarit të LRI: Ka kohë për padi penale

57
0
Shares

Debatet dhe krisjet mes PS dhe LSI duket se ka filluar të thellohen.Ka qene ish-Kryetarja e FRESSH dheIsh-drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali e cila fillimisht ka sulmuar LSI në rrjetet sociale ditën e djeshme. Por debatin dhe akuzat nuk i ka lënë me aq nënkryetari i LRI Kelvi Pojana I cili reagoi me akuza të forta ndaj Spiropalit.

Por debati virtual nuk ka mbetur me aq, zyrtarja e PS dhe ish-Drejtoresha e Doganave, Elisa Spropali ka reaguar ndaj kritikave të bëra në rrejtet sociale nga Nënkryetari i LRI-së, Kelvi Pojana. Sipropali shkruan në Facebook se ka marrë sugjerime për ta paditur për shpifje Pojanën. Spiropali shkruan se ka kohë për padi penale, Reforma në drejtësi sapo ka nisur.

Komenti i plote ne Facebook:

“Për t’u dhënë një shembull të rinjve sesi të shkëputen përfundimisht nga politika e baltës, si dhe për të testuar sistemin e ri të drejtësisë, të propozoj e dashur Elisa, të kallëzosh penalisht për shpifje Klevi Pojanën, nënkryetarin e LRI. Të lutem mos thuaj po ç’të merresh me një çapaçul që shpif si ta kishte pjellë barku i Berishës, por bëje këtë edhe për të gjithë ne të tjerët”, më shkruante sot një vajzë e shkëlqyer e FRESSH-it, nxënëse në gjimnazin “Ismail Qemali”.

Në fakt s’do e kisha sjellë në vemendje këte mesazh nëse do ishte e vetmja. Janë disa që e paskan lexuar e janë shqetësuar nga ky djali në fjalë dhe më ankoheshin sot. U bëra kurioze dhe e lexova edhe vete. S’ia vlen fare, një Fahri Balli i vockël në tentativë me nje mllef më te sinqertë se Farua po me një fjalor më të varfër se Sala. Kohë e humbur vajza e djema te FRESSH-it, prandaj më shumë higjienë në përzgjedhjen e leximeve nga rrjetet sociale

Ka kohë për kallëzime penale. Reforma në drejtësi sapo ka nisur
”.

DEBATI I PLOTE NE FB

elisa

kelvi

elisa 1

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY