Meta mesazhe të forta në prezencë të Ramës dhe ambasadorëve Lu e...

Meta mesazhe të forta në prezencë të Ramës dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin

60
0
Shares

Një sërë mesazhesh kishte sot kreu i Kuvendit Ilir Meta, të cilat i artikuloi gjatë ceremonisë “festive” të organizuar nga deputeti socialist në përfundim të miratimit të ndryshimeve kushtetuese.
Ndërsa e filloi fjalimin e tij me falënderime për Komisionin e Venecias, Meta nuk harroi të falënderonte ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, si dhe gjithë ndërkombëtarët të angazhuar personalisht për reformën e drejtësisë në Shqipëri. Falënderimet Meta nuk “i kurseu” as për ramin e Bashën.
“Pa komisionin  Venecias, konsensusi do të ishte i pamundur” u shpreh Meta.
Më tej,mesazhi i Metës ishte për vijueshmërinë e miratimit të 7 ligjeve.
Sipas Metës, “duhet të vazhdojmë me konsensusin për  7 ligjet e tjera, duke e demonstruar këtë fillimit me ‘vetingun’. Opozita të vazhdojë në rrugën  e konsensusit. Mazhoanca të mbajë mend, të kujtojë e të ketë kujdes se ka qenë dhe do të kalojë në opozitë”, u shpreh Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY