Image Gallery
Udhëtimi nëpër disa nga vendet më të bukura të Shqipërisë, ka qenë ndryshe këtë radhë për Ergian dhe Edonën, dy vajzat e publicistit të njohur shqiptar Agim Nezaj, i cili u nda nga jeta në maj të këtij viti.
Vajzat e kanë pasur krah në këtë udhëtim, babanë e tyre si “udhërrëfyesin” e rrugëtimit të veçantë. Agimi ka qenë krah vajzave në këtë udhëtim me vete librin “Albania-Travel Guide”, të shkruar nga vetë ai. Me babanë e tyre, këtë herë në duar, vajzat kanë vizituar dhe shijuar bukurinë e vendeve të rralla shqiptare, ashtu siç autori i përshkruan në librin e tij.
Agim Nezaj, një personazh i njohur i publicistikës shqiptare të dy dekadave të fundit, u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Ai kishte edhe simpatinë edhe të studentëve të Fakultetit të Gazetarisë të cilëve u dha mësim.
Mesazhi i vajzave të Agim Nezajt
“Të shtunën në 4:00 të mëngjesit ne vendosëm të merrnim rrugën së bashku me dajën Fatjon për të vizituar vendet që Ti doje aq shumë të na i tregoje një ditë. Udhëhequr nga libri Yt ‘Albania-Travel Guide’. Vende shumë të bukura, siç i ke përshkruar në librin tënd.
Të duam shumë.
Fizikisht të ndarë, por bashkë përgjithmonë.
Ergia & Edona”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/