Vendi i aksidentit
Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier – Vlorë, te Ura e Mifolit. Nga të dhënat paraprake, mësohet se një mjet tip “Ford” është përplasur me pemët në anë të rrugës. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesja e mjetit, efektivja e policisë, Refije Shtrumi 36 vjeç, ndërsa është plagosur një person tjetër.
Sipas burimeve të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit Mifol pranë tregut të fshatit rreth orës 04:15 minuta të 28 korrikut 2016. Automjeti tip “Ford” me targë AA 601 FC ku udhëtonin dy shtetas është aksidentalisht me një pemë “pishë”.
“Për pasojë shtetasja Refije Shtrumi, 33 vjeçe, banuese në Berat (Punonjëse Policie Berat) ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa shtetasi E. Ç., 31 vjeç, banues në Berat i cili ka marrë dëmtime dhe ndodhet në Spitalin Rajonal”, informon polica.
Policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/