Gjykata e Krimeve të Rënda pranon kërkesën e pilotit italian Giorgio Riformato për të kryer dënimin në Itali. Vendimi është marrë këtë të enjte nga kjo gjykatë, vendim që lejon ekstradimin e tij drejt Italisë.
Vetë i pandehuri, i cili ishte piloti i avionit që u rrëzua në Divjakë, në tenativë për të trafikuar 400 kilogramë kanabis drejt Italisë, argumetoi në sallë se kërkon të vuajë dënimin në vendin e tij, pranë familjes, për shkak të gjëndjes së tij shëndetësore dhe moshës.
Në 2 Qershor, Riformato përfundoi në spitalin e burgut për shkak të problemeve me tensionin. 70 – vjeçari është dënuar me vendim të formës së prerë me 12 vite burg, për trafik të lëndëve narkotike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/