Vrasja e dyfishtë në Vlorë, arrestohet 42 vjeçari

Vrasja e dyfishtë në Vlorë, arrestohet 42 vjeçari

78
0
Shares

Ndalohet nga policia një 42 – vjeçar, lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në lagjen “Partizani” në Vlorë, ku mbetën të vrarë Ilir Deromemaj e Dhimitër Çani dhe u plagos Krenar Runaj, 50 – vjeç

I ndaluari është Partizan Duraj, 42 – vjeç. Ai u ka shitur automjetin tip “Ford Fokus” dy autorëve të vrasjes. Sipas policisë, mjeti është poseduar e më pas është shitur te persona të paidentifikuar nga shtetasi Partizan Duraj, në Frakull të Fierit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së dielës në një pikë bastesh, në lagjen “Partizani”, në pronësi të viktimës Ilir Deromemaj.

Autori qëlloi me breshëri kallashnikovi nga një fuoristrade “Xhip” me targa AA 201 FS, e cila u gjet tre orë më vonë e djegur në fshatin Alikok, në afërsi të varrezave. Dyshohet se objektiv i atentatit ishte Deromemaj.

Ai kishte precedentë penalë dhe akuzohej se në vitin 1998 kishte vrarë Lame Gockajn. Grupi hetimor sqaron se po verifikohen të gjitha konfliktet e mundshme që 45 – vjeçari Deromemaj ka patur kohët e fundit.

Dëshmitarë i thanë policisë së mjeti ngadalësoi shpejtësinë përpara lokalit dhe autori, që gjendej në vendin e parë të pasagjerit, zbrazi një karikator të plotë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY