Policia e Lezhës vënë në pranga një 31-vjeçar, dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin S.N. 53 vjeç, banues në Laç, duke qëlluar në ajër.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka arrestuar Erjol Shtjefanaku, 31 vjeç, banues në Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale Kanosje dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit E. Sh. 31 vjeç, banues në Mirditë“, informon policia.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Kanosje” në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” parashikuar nga nenet 84-25 e 278/4 Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/