Qeveria shqiptare miratoi në mbledhjen e sotëm indeksimin e pensioneve.
Menjëherë pas mbledhjes, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, nxitoi “ta shiste” këtë indeksim, si rritje pensioni.
Duke deklaruar se “përfitues janë 635 000 pensionistë, ministri dha edhe “sihariqin” tjetër se kjo “rritje” do të jetë 1.6%.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi tha se rritja do të bëhet për të gjitha kategoritë e pensionistëve dhe se është më e lartë se e një viti më parë. ( 1.3%).
“Rritja e pensioneve do të zbatohet nga data 1 gusht 2016. Efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi nga data 01. 08. 2016 dhe deri në 31. 12. 2016, llogariten në shumën 662 milionë lekë dhe do të përballohen nga fondet e planifikuara për rritjen e pensioneve në Buxhetin e Shtetit për vitin 2016, pra vetëm për gjysmën e mbetur të vitit”, tha ministri Klosi.
Edhe pas aplikimit te indeksit, pensionisti, krahas të ardhurave nga pensionisti do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave.
Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projekt vendim do të përfitojnë rreth 635 000 pensionistë, prej të cilëve
o 461 000 janë pensione qyteti,
o rreth 142 000 janë pensionistë që marrin pensione fshati dhe
o rreth 32 000 janë pensione të parakohshme suplementare të ish-ushtarakëve, policëve dhe punonjësve të Gardës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë si dhe trajtime të veçanta, të ish-punonjësve të nëntokës, të industrisë ushtarake, ish-pilotëve, ish-ushtarakëve të nëndetëseve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/