SHËNIM/ Erion Veliaj dhe Blendi Klosi i kuptojnë ndryshe termat “indeksim” dhe...

SHËNIM/ Erion Veliaj dhe Blendi Klosi i kuptojnë ndryshe termat “indeksim” dhe “rritje”

358
0
Shares

Artur Bego

Disa muaj më parë kryebashkiaku i Tiranës u angazhua personalisht për rritjen e çmimit të biletës së autobusit nga 300 në 400 lekë (të vjetra).
Rritja erdhi pas “filmit” me shoqatën e autobusëve, të cilët “e ngritën stekën” te 700 lekëshi, për të marrë atë që morën…
Por nuk është ky problemi…
Problemi real qëndron sa te “terminologjia” aq edhe te vlera e konsiderueshme e rritjes së çmimit të biletës.
Lidhur me “terminologjinë”, Erion Veliaj këtë rritje çmimi bilete e quajti “indeksim”, jo “rritje çmimi”.
Ndërsa për sa i përket vlerës, megjithëse çmimi i biletës u rrit në masën 25 për qind, për kryebashkiakun e Tiranës ishte një shifër mospërfillëse.
Të kthehemi te Blendi Klosi.
Për “terminologjinë” e ministrit pasues të Erion Veliajt, ajo që realisht është “indeksim pensionesh”, konsiderohet “rritje pensioni”… E kundrat e të kuptuarit dhe artikuluarit nga Erion Veliaj.
Ndërsa, për sa i përket vlerës së kësaj rritje, ajo mbetet qesharake dhe jo më shumë se 1.6 për qind.
Sipas një llogarie të thjeshtë, çdo pensionist përfiton nga kjo “rritje pensioni”, rreth 2 000 lekë (të vjetra) në muaj.
[662 000 000 (lekë)/635 000 (pensionistë)/ 5 (muaj)  = 208.5 lekë (të reja) në muaj, përfiton çdo pensionist].
Me këtë “rritje pensioni”, çdo pensionist nuk përballon dot “indeksimin e çmimit të biletës”, as po të hipë vetëm një herë në ditë në autobusët urbanë të Tiranës…

 

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Shfryhet propaganda qeverisëse, indeksimin “e shet” për rritje pensioni
/web/Shfryhet_propaganda_qeverisese_indeksimin_e_shet_per_rritje_pensioni_23003_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY