Prej kohësh nëna mban të izoluar vajzën në një dhomë, qëllimi i...

Prej kohësh nëna mban të izoluar vajzën në një dhomë, qëllimi i saj është i mirë

79
0
Shares

Një arsye shumë e padëgjuar e ka detyruar një nënë që të mbyll brenda 4 murve vajzën e saj të shtrenjtë. Ajo nuk ka bërë asnjë gabim apo nuk ka asnjë ves që e detyron maman e saj ta bëj këtë veprim, ajo do të vetvritet. Disa vite me parë vajza sot 16 vjecare, është përdhunuar në mënyrë mizore nga një moshatar i saj, dhe që prej asaj dite ajo nuk do të jetoj më. Ngjarja ka ndodhur në Australin jugorë, ku Emm nëna e 16 vjecares është e detyruar që ta izoloj brenda një dhome vajzën e saj, pasi ajo ka tentuar 12 herë të vrasë veten brenda 2 viteve.

Vajza adoleshente ka provuar të therë veten me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, si në këmbë, në krah dhe në qafë. Gjatë dy viteve të fundit, ajo ka arritur të kthejë në mjet vetëvrasës çdo objekt që e rrethon. Për Emmën, familja e të cilës jeton 2 orë larg klinikës më të afërt, e vetmja zgjidhje për të shpëtuar të bijën është ta izolojë atë brenda një vendi të sigurt. Ajo e ka kthyer dhomën në një “burg të sigurt” duke zëvendësuar ldorat dhe çdo objekt tjetër me mure prej dërase.

“E kyçim brenda në dhomën prej druri çdo natë, pasi vetëm kështu ndihem e sigurt se ajo nuk do dëmtojë veten e saj. Ndihem si një nënë e tmerrshme për faktin që jam duke bërë një gjë të tillë, mirëpo nuk kam asnjë zgjidhje tjetër” tregon nëna e 16-vjeçares për Daily Mail.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY