LETRA/ Manjani i shkruan “Venecias” të dëgjojë PS: Marrëveshja PS – PD...

LETRA/ Manjani i shkruan “Venecias” të dëgjojë PS: Marrëveshja PS – PD nuk mjafton për të pasur konsensus

55
0
Shares

Kreu i Ministrisë i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dërguar një letër kreut të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ku i shpreh falënderimet për ekspertizën e dhënë për kryerjen e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Kjo letër lexohet edhe si një mesazh për PS-në, në përpjekjet e saj për konsensus, pa llogaritur LSI-në.
Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i Ministrisë së Drejtësisë, thotë se votimi i 22 korrikut, tregoi se “marrëveshja PS – PD nuk mjafton për të pasur konsensus”.
“Por, votimi i 21-22 korrikut tregoi se marrëveshja PS – PD nuk mjafton për të pasur konsensus! Kështu që faleminderit Venecia!“, shkruan Manjani.
Manjani thekson se ky Komisioni i kushtoi vëmendje Shqipërisë pavarësisht krizave kushtetuese në disa vendeve si në Turqi, Poloni dhe Hungari.
Duke kujtuar ndryshimet kushtetuese edhe 4 herë të tjera para datës 22 korrik, Manjani kujton ndryshimet e vitit 2008, sipas të cilit Parlamenti u bë 100% partiak dhe me një kryeministër të fortë.

Reagimi i plotë i ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani

Dje nëpërmjet një letre zyrtare, falënderova Komisionin e Venecias dhe zotin Gianni Buquicchio. Kontributi i këtij think-tank, më i miri i rruzullit, ishte i jashtëzakonshëm! Na kushtuan vëmendje me shumë seriozitet pavarësisht krizës kushtetuese në Poloni e Hungari (anëtare të BE) dhe krizës së zakonshme në Turqi. Për dy raportet e ndërmjetme dhe raportin final, faleminderit Komisionit të Venecias!
Kushtetutën e ndryshuam edhe plot katër herë të tjera para datës 21 korrik! Ndërsa në 2008 ndryshuam ekuilibrin e pushteteve, Republikën e bëmë me kryeministër të fortë dhe me Parlament 100% partiak! Të djegur nga qumështi i zgjedhjes së Presidentit me vota të trafikuara, i frymë kosit të shumicës se reduktuar.
Në asnjë rast e për asnjë çështje të tillë nuk e pyetëm më parë Komisionin e Venecias! Marrëveshjet PS-PD i quajtëm më të rëndësishme…! Por, votimi i 21-22 Korrikut tregoi se marrëveshja PS-PD nuk mjafton për të pasur konsensus! Kështu që faleminderit Venecia!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY