Itali, shqiptari i kërkuar prej 4 vitesh, gjendet e kapet në tualet

Itali, shqiptari i kërkuar prej 4 vitesh, gjendet e kapet në tualet

51
0
Shares

Në provincën e Ligurias, në qytetin e Imperias, policia italiane ka arrestuar shqiptarin Altin Tola, lindur në Durrës më 06. 08. 1965, i kërkuar që prej vitit 2012 nga drejtësia italiane e shqiptare. Ai u ndalua në kuadër të një operacioni për parandalimin e rrezikut terrorist.
Sipas medieve italiane, ndaj të arrestuarit rëndon dënimi me 20 vite e 15 ditë burg me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz, trafik ndërkombëtar armësh, prodhim e trafikim lëndësh narkotike e krime të ndryshme të kryera në qytetin e Milanos dhe në Tiranë.
Altin Tola në momentin e ndalimit nga policia italiane ishte fshehur në një nga banjot e lokalit, ku po ushtrohej kontroll i forcave të rendit duke deklaruar identitet të rremë.
Në banesën ku jetonte shqiptari Policia italiane ka gjetur pasaportën e babait të tij, fakt që ka çuar në zbulimin e identitetit të vërtetë të shqiptarit.
Policia italiane informon se po heton mbi personat që kanë ndihmuar në strehimin e fshehjen që prej 2012 të shqiptarit të dënuar me mbi 20 vjet burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY