Delegacioni i BE në Shqipëri, së bashku me SHBA kërkon miratimin sa më shpejtë të ligjeve që shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese, duke përfshirë edhe Vettingun.
Zyra e delegacionit të BE në vendin tonë kërkon përshpejtimin e zbatimit të paketës së reformës në drejtësi.
Lidhur me aftin e miratimit të “Vettingut”, BE kujton se më parë duhet të hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese (11 gusht) dhe pas kësaj mund të mblidhet seanca plenare për diskutimin dhe miratimin e këtij projektligji.
Sipas BE miratimi i ligjeve është parakusht për nisjen e zbatimit të reformës.
Në njoftimin e zyrës së BE thuhet se Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.
Deklarata e plotë e delegacionit të BE
BE së bashku me SHBA-të kanë kërkuar miratimin e shpejtë të shtatë ligjeve, dhe të parin ligjit e vlerësimit (vetting), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi.
Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakord për këtë.
Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë.
Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/